E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borë në Gjirokastër Korcë, Elbasan lëvizja me zinxhirë

TIRANE- Qarku i Korcës, Gjirokastrës dhe Elbasaniu janë zgjuar sot të zbardhur nga dëbora. Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes dhe të udhëtojnë me zinxhirë. Në Korcë, në qytet rreshjet e borës arrijnë në 10- 14 cm. Qafa e Qarrit,Qafë Plloc, Qafë Thanë, Korcë-Kapshticë, kalohen me zinxhirë.

Në qarkun e Gjirokastrës dëbora arrin në 6 cm. Më e vështirë është situata në komunat e thella. Qafa e Muzinës është e izoluar nga dëbora.

Edhe në Elbasan qyteti është mbuluar nga reshjet. Dëbora arrin në 3- 4 cm. Raportohen vështirësi qarkullimi në Qafë Krrabë. Aksi Prrenjas-Qafë Than qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›