E Shtunë, 31 Tetor 2026

U plagos më 21 Janar Aleks Nika në Turqi për kurim

TIRANE-Aleks Nika, 36-vjeçari nga Lezha, i cili është goditur me armë zjarri gjatë protestës së opozitës më 21 janar është nsiur sot herët në mëngjes në Ankara të Turqisë për t’u kuruar.
Lajmi i konfirmuar nga Drejtorit i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj i cili tha se pacienti është nisur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe tashme ndodhet i shtruar në Repartin e reanimacionit ne spitalin e Ankarase. Situata e Aleksit, sipas mjekëve vijon të jetë në gjendje kritike, gjatë dy ditëve të fundit ka pasur edhe temperaturë, gjë që e ka rënduar më tepër situatën e tij shëndetësore. Kureshtja në demonstratën e 21 Janarit, i ka kushtuar shumë shtrenjtë babait të dy vajzave, i cili prej një jave është në gjendje kome në Spitalin Ushtarak, sepse siç është mësuar nga familjarët e tij, Aleksi i është bashkuar në orën 15:30 protestës së opozitës vetëm për kureshtje, pas ngjarjeve që kishte parë në televizor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›