E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Disiplines dhe vendimet per problemet e fundit

Gramozi mbetet tre ndeshje pa tifoze, denohen edhe Begaj e Doci

Komisioni i Disiplines vendosi masa per nje sere incidentesh, qe ndodhen gjate javes se fundit. Ne qender te vemendjes ishte ndeshja qe u zhvillua ne Erseke, ku u perballen Gramozi me Lacin dhe miqte pas fitores, ne fund te ndeshjes rane pre e dhunes. Klubi i Gramozit eshte gjobitur dhe ekipi do te luaje tre ndeshje pa mbeshtetjen e tifozeve, duke e bere me te veshtire misionin e kolonjareve, per te qendruar mes me te mirave te ketij edicioni. Nderkaq ne Superiore, per disa incidente ne ndeshjet e tjera, Begaj i Flamurtarit dhe Doci i Vllaznise, jane pezulluar me nga dy ndeshje.

Vendimet e Disiplines

1. KF "Gramozi" per hedhje te sendeve te forta ne fushe dhe mosmarrje te masave te

mjaftueshme te sigurise, denohet me zhvillimin e 3 ndeshjeve, pa pranine e shikuesve dhe klubi gjobitet me 300.000 leke gjobe.

2. Lojtari i Lushnjes, Alert Alcani per gjeste fyese ndaj publikut, denohet me 30.000 leke gjobe.

3. Lojtari i Flamurtarit, Halim Begaj, per shtyrje te asistentit, denohet me tre ndeshje pezullim dhe me 50.000 leke gjobe.

4. Lojtari i Vllaznise, Edmond Doci, per shtyrje te arbitrit, denohet me dy ndeshje pezullim dhe me 30.000 leke gjobe.

5. Klubi i "Bylisit" per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes, me pasoje demtimin e lojtarit kundershtar dhe mosmarrjen e masave te mjaftueshme te sigurise, per organizimin e ndeshjes, denohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe me 200.000 leke gjobe.

6. Klubi i "Kelcyres", per hedhje te sendeve te forta ne fushen e blerte, me pasoje goditjen e asistentit, denohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa pranine e

shikuesve. Drejtuesi i klubit "Kamza", Albert Bana, per ofendim te arbitrit, denohet me dy ndeshje pezullim dhe me 50.000 leke gjobe.

7. Lojtari i Butrintit, Ani Xhibro, per goditje te arbitrit denohet nje vit pezullim dhe me 200.000 leke gjobe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›