Zhgenjimi i fazes se pare, pritet merkatoja e janarit
Lojtaret shqiptare qe aktivizohen ne Ukraine po kalojne aktualisht edicionin e tyre me te dobet. Dorian Bylykbashi, Ervi Bulku dhe Isli Hidi nuk kane pasur te njejtin rendiment, ne radhet e Krivbasit. Lojtaret pretendojne se ruajne te njejten forme, por ndoshta paraqitja e tyre ka te beje edhe me arsyen se skuadra e tyre po shfaq disa probleme, teksa rrezikon renien ne nje kategori me poshte. Debatik Curri ka qene protagonist i vetem i Vorlkes, ne ndeshjet e deritanishme. Mesfushori Klodian Duro mbetet ne hije, pas bashkimit ne Qipro, me ekipin e tij te ri Ael Limasolit. Ne Gjermani, Altin Lala ende nuk eshte rikthyer ne radhet e Hanover 96. Jahmir Hyka pret divorcin e parakohshem me Mainc '05, pasi nuk ka gjetur hapesire, prej nje edicioni e gjysme. Edhe sulmuesi Edmond Kapllani ne janar eshte shume prane "divorcit", me Augsburg, duke qene se ka mbetur jashte planeve te trajnerit nga fillimi i ketij sezoni. Ne dyshim eshte edhe e ardhmja e Besart Berishes tek Arminia.