Kuqezinjte drejt merkatos, pas zhgenjimit te madh
Aranit Muraci
Lojtaret shqiptare qe luajne ne Evrope po kalojne aktualisht nje nder edicionet me te dobeta te viteve te fundit. Krahasuar me sezonet e kaluara, kete vit ka pasur me pak protagoniste ne ekipe te ndryshme evropiane. Ky fenomen ka prekur lojtare qe bejne pjese ne radhet e ekipit tone kombetar. Ashtu sic edhe nisi sezoni tre lojtare kuqezi Cana, Salihi dhe Bogdani, vazhdojne te mbeten nder shqiptaret me te spikatur ne Evrope. Hamdi Salihi vazhdon te kete rendiment te njejte ne Austri, madje kete vit me te dhena edhe me te mira. Ai ka mundur qe te shenoje plot tete gola ne kampionatin austriak dhe konsiderohet nje nder pikat me te forta te sulmit te Rapidit te Vjenes. Edhe Erjon Bogdani eshte dalluar ne ndeshjet e deritanishme, ne radhet e Kievos. Bogdani vazhdon qe te jete titullar te Kievo, qe eshte po konkurron me sukses te plote, ne nje prej kampionateve me te forta te botes. Bogdani ka shenuar edhe dy gola deri tani per Kievon. Por, pervec rolit te dy sulmuesve, mbetet Lorik Cana ne krye te protagonisteve te kombetares shqiptare, qe aktivizohen ne Evrope. Cana mban shiritin e kapitenit, me Sanderlendin ne Premier Lige. Sanderlendi e nisi mjaft mire edicionin e sivjetshem. "Macet e Zeza" jane mundur me rezultatin minimal 1-0 nga Fulhemi. "Jam i befasuar", - theksoi Lorik Cana per "Sunderland Echo". "Nuk eshte e lehte, per te kuptuar diferencen mes ndeshjeve qe kemi luajtur brenda fushes sone dhe ndeshjeve te luajtura jashte,- shprehet Lorik Cana - sigurisht, ka qene me shume gabimi yne, pasi e dime shume mire se jemi nje skuader me cilesi te larta". Cana premton se faza e dyte do te jete edhe me e mire, per ate personalisht dhe Sanderlendin. "Nuk eshte fundi, me nje apo edhe disa humbje jashte fushes per ekipin tone, ndaj duhet qe te ndryshojme nese deshirojme qe te jemi me te forte ne te ardhmen, - thekson Cana - i kemi kualitetet qe te luajme edhe me mire". Lorik Cana ka udhehequr deri tani ekipin anglez ne Premier Lige, duke u shnderruar ne nje nder lojtaret me te mire dhe me te adhuruar te tifozeve angleze. "Ne kemi shenuar golin e pare vetem dy here ne ndeshjet jashte fushes, kur mundem ekipin e Bioltonit dhe moren nje barazim ne fushe te Mancester Junajtid, - shprehet Lorik Cana- dua te them se edhe gjera te vogla bejne nje ndryshim te madh". Cana kaloi ne radhet e Sanderlendin, gjate merkatos se veres per nje shume prej 6 milione euro, e cila eshte me e larta qe ka paguar ndonje klub i huaj per te blere kartonin e nje lojtari shqiptar.