E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja Rusi-SHBA per armet kimike reagon Siria dhe Franca

“Kjo marreveshje perfaqeson nje fitore per Sirine, dhe kjo fale miqeve tane ruse”. Eshte ky reagimi i ministrit sirian ali haidar, reagimi i pare zyrtar i damaskut, per marreveshjen e arritur te shtunen mes rusise dhe shba, lidhur me eleminimin e arsenalit kimik sirian brenda 2014. Lajmi behet i ditur permes agjencise ruse te informacionit Ria Novosti. 

Nga Parisi, presidenti Fransua Hollonde kujton se eshte nje gje e mire qe u gjet nje zgjidhje diplomatike dhe politike, por gjithsesi opsioni ushtarak duhet te qendroje ne kembe. Ai thote se duhen parashikuar sanksione ne rast te mos zbatimit te planit, ne kuader te KS s e OKB, sanksione qe mund te votohen ne fund te javes tjeter. 

Pikerisht per kete flasin sot ne pallatin Elize, ministrat e jashtem te Frances, Britanise se Madhe dhe SHBA. 

John kerry, ishte nje dite me pare ne Izrael, ku foli per planin e shkaterrimit te armeve kimike ne siri dhe theksoi se nje marreveshje e tille nuk do te thote se mund te inkurajohet irani se bashku me programim e tij berthamor. 

Tashme sekretari amerikan i shtetit duhet te perballet edhe me kete situate, e cila presupozon nje akt ekstrem besimi kundrejt presidentit sirian Bashar al Assad. 

Por nderkohe nje marreveshje e tille ka irrituar opoziten, e cila kerkon jo vetenm ndalimin e perdorimit te armeve kimike, por dhe te raketave balistike ne zonat e banuara. Te dielen pati serish bombardime ne venddodhjet e rebeleve ne veri perendim te Damaskut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›