SHBA, 101-vjeçari drejton Kadillakun, shtyp 11 persona

Preston Carter, 101 vjeç, nga Los Angeles, ndërsa ishte duke drejtuar makinën e tij shtypi 11 persona, nga të cilët 9 ishin fëmijë, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.

Shoferi shekullor ishte duke dalë nga një parking në një supermarket me makinën e tij tip Kadillak, ngjyrë blu, për tu kthyer në shtëpi. Por një moment humbi drejtimin e makinës për shkak të një problemi në frena, duke marrë përpara turmën e prindërve dhe fëmijëve pranë ambienteve të një shkolle fillore. Mënyra se si ndodhi ngjarja u shpjegua për policinë nga vetë 101-vjeçari Carter.

Për shkak të moshës, Carter nuk u ndalua menjëherë nga policia dhe u largua nga vendi i ngjarjes i shoqëruar nga vajza e tij, e cila tha se që tani e tutje nuk do të lejonte që i ati (patenta e të cilit skadon pas pak ditësh) ti japë më makinës.
30 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
SHBA, 101-vjeçari drejton Kadillakun, shtyp 11 persona burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip