E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma merr fitoren e tretë radhazi në Serinë A, duke filluar ringritjen

Romë - Roma arriti një fitore 1-0 me mjaft vlera në përballjen me Fiorentinën. Kjo fitore, e treta radhazi, i vlen shumë kryeqytetasve për të filluar ringritjen në Serinë A. Nënkampionët e Italisë e filluan këtë sezon në mënyrën më të shëmtuar, pasi në 10 takimet e para arritë të grumbullonin vetëm 8 pikë.

Deçizive për djemtë e Spaletit do të rezultonte derbi i kryeqyetit me Lacion, ku verdhekuqtë fituan 1-0. Në ndeshjen pasardhëse me Leçen në transfertë, ata bënë më të mirën duke fituar me rezultatin e thellë 3-0.

Ndryshim total me verdhekuqtë ka ndodhur edhe në Ligën e Kampioneve, pasi aktualisht gjenden në vendin e parë në grupin A, me një pik më shumë se Çelsi që po kalon një formë të shkëlqyer.

Ambientimi i Baptistës më skuadrën, dhe rikthimi i kapitenit Toti, po rezultojnë pozitivisht për skuadrën e kryeqytetit. Në ndeshjen e ardhshme në Serinë A, Roma do të ketë një transfertë relativisht të Lehtë me Kievon.

Përqendrimi i romanëve duhet të jetë maksimal, pasi këtë javë veronëzët morën një fitore të papritur në transfertë me Udinezen. Roma ndodhet në vendin e 14-të me 17 pikë, me një ndeshje më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›