Komisioni i Ekonomisë debate për akcizën e birrës

Pas kundërshtimit të industrisë së prodhimit të birrës për ligjin e akcizës diskutime janë shkaktuar në lidhje me këtë çështje edhe në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave.
Sipas opozitës vendosja e garancive mbi prodhimin e birrës nuk është korrekte dhe rrit koston e biznesit. Zv.ministri Alfred Rrushaj ndërkohë deklaroi se akciza që paguajnë prodhuesit e birrës është ulur ndjeshëm.
Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu shtyrjen e faljes fiskale deri në fund të gushtit. Opozita e kundërshtoi shtyrjen e afatit.
Miratimi nen për nen i ligjit për akcizën u shty për në seancën tjetër.