E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, banorët e Qafë Mollës kundër ndërtimit të HEC-it

Situatë e tensionuar para komisariatit të policisë në Mirditë. Banorë të fshatit Qafë Mollë të rrethit të Mirditës kanë protestuar sot kundër ndërtimit të hidrocentralit.
 

Ata pretendojnë se vendi ku do të ndërtohet HEC-i është në pronësi të tyre dhe kompania private që do ta ndërtojë atë nuk i ka shpronësuar.
 

Banorët dolën në protestë, duke kërkuar që firma para nisjes së punimeve të nisë edhe dëmshpërblimin e sipërfaqeve të tokave që parashikohen të përmbyten nga uji.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›