Komisioni i Ekonomisë kalon dekreti i Topit për Fullanin
TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miraton dekretin e Presidentit Bamir Topi, i cili propozon Ardian Fullanin si Guverantor te Bankës së Shqiperise për një mandat të dytë 7- vjecar në krye të këtij institucioni.
Deputetët socialistë u shprehen kundër kandidaturës së tij, dhe nuk votuan pro. Dekreti i Presidentit Topi për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë kaloi vetëm me votat e mazhorancës. Me 11 votat e deputetëve të shumicës dhe 2 vota kundër të deputetëve opozitarë kandidatura e propozuar nga Kreu i shtetit u miratua nga komisioni për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm financiar edhe për një mandat 7-vjeçar.
Presidenti Bamir Topi, dekretoi një javë më parë Ardian Fullanin, i propozuar nga qeveria, për postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore.
Pak ditë më parë, Kryesocialisti Edi Rama menjëherë pas shpalljes së dekretit e cilësoi këtë kandidaturë shumë të gabuar dhe paralajmëroi se opozita nuk do t’a votojë.
Ardian Fullani është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë që nga muaji tetor i vitit 2004. I emëruar me propozim të ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano ai zëvendësoi në këtë post Shkëlqim Canin.
Votimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Kuvend kërkon një shumicë të thjeshtë (71 vota)
(d.b/BalkanWeb)