Fier, PS bllokon mbledhjen e Këshillit të Qarkut
FIER- Kur pritej të niste protesta e PS-së në Fier kundër mbledhjes së Këshillit të Qarkut, Prefekti i Fierit deklaron se militantë të PS dhe deputetë të kësaj force politike kanë hyrë forcërisht në sallën e mbledhjes, për ta bllokuar atë.
Prefekti Bujar Hasa deklaron se “mbledhja e Këshilit të Qarkut do të zhvillohet sapo të lirohet salla”.
Ai komenton se përfaqësuesit e PS-së kanë interpretuar gabim një vendim të gjykatës, të dhënë më 12 nëntor. Sipas Hasës, “Vendimi i datës 12 nëntor është i ligjshëm për tu bërë mbledhja.”
Në lidhje me këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim të Kreut të Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreka. Në një konferencë shtypi ai ka akuzuar prefektin se po shkel ligjin.
“Prefekti i Fierit po shkel ligjin, nuk respekton vendimin e gjykatës. Ai po kërkon të ndërtojë struktura paralele”, tha Ndreka.
Sipas tij, kjo ishte arsyeja që “njerëzit u futën në sallë në shenjë indinjate”.
Edhe pse ka pasur forca të shumta policie, salla e Pallatit të Kulturës në qytetin e Fierit është mbushur plot me qytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste, që nuk lejuan mbajtjen e mbledhjes.
PS KUNDËRSHTON MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË QARKUT, FIER
Ora 10:30- Partia Socialiste në Fier zhvillon një protestë sot rreth orës 11:00. Shkak për këtë protestë është bërë mbledhja e Këshillit të Qarkut, që sipas PS-së është e paligjshme. PS kundërshton mbajtjen e kësaj mbledhje sot, duke argumentuar se më parë duhet të dalë një vendim gjykate për vendimin e prefektit të Fierit, i cili kishte shpallur të paligjshëm konstituimin e qarkut.
Ky vendim pritet të dalë nesër, ndërsa të majtët kërkojnë që mbledhja të zhvillohet pasi të vendosë gjykata dhe jo sot.
(ma.ar/BalkanWeb)