Berisha: NATO-ja na inspiron për reformat
TIRANË- Gjatë ceremonisë së mbylljes së shoqatës së Atlantikut të Veriut, kryeministri Berisha deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt NATO-s u mbështet nga kjo shoqatë, ndërsa theksoi se sot NATO-ja qëndron kundër çdo kërcënimi ndaj çdo vendi, cilido qoftë ai. "Cdo vend në këtë aleancë të madhe që lufton për liri gjen tek NATO mbrojtjen për të drejtat e njeriut dhe lirinë”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se Shqipëria, tashmë anëtare e NATO-s do jetë gjithmonë aty ku kjo aleancë kërkon, për të përmbushur detyrimet.“Shqipëria është anëtarja më e re e NATO-s dhe është shumë e vendosur të realizojë të gjitha detyrimet e saj. Së bashku me të gjitha vendet e rajonit ne jemi në Afganistan dhe do qëndrojmë atje deri sa NATO të qëndrojë atje. Po përpiqemi të modernizojmë Forcat e Armatosura, t’i trajnojmë dhe t’i pajisim me një pamje më të mirë”, tha Berisha më tej.
Kreu i qeverisë nënvizoi nëdër të tjera se, NATO mbetet një nga organizatat që e inspiron qeverinë e tij të thellojë reformat.
“NATO është organizata më e mirë në botë, është mrekulli, është një gjë e mrekullueshme të jesh në këtë aleancë, mrekullia është mënyra se si ajo e reformon vetveten. Kjo na inspiron në rrugën e reformave”, tha Berisha.
Kryeministri falënderoi NATO-n edhe për ndihmën që i dha Shqipërisë gjatë dy përmbytjeve.
"Vlerësoj mbështetjen e NATO-s për dy përmbytje të tmerrshme. E tërë zona në veri të Shqipërisë u kthye në një det të vogël, uji shkoi deri në 5 metra, qyteti më i madh i veriut u përmbyt në më tepër se 40 % të tij por falë ndërhyrjes energjetike të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve lokale, falë ndihmës së vendeve mike, asnjë jetë nuk humbi”, tha Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)