Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen e ndihmës me SHBA
TIRANE-Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi sot marrëveshjen e ndihmës mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Marrëveshja parashikon afrimin e rreth 75 milion dollarëve nga ana e qeverisë amerikane në një periudhë 5 vjecare, ku parashikohet ndihma për shëndetesinë shqiptare, qeverisjen e lirë dhe forcimin e biznesit. Harku kohor i realizimit të projektit filloi në tetor 2010 – në shtator të 2015. Përfaqësuesja e qeverise Valbona Kuko kërkoi ratifikimin e marreveshjes nga ana e kuvendit brenda këtij muaji. Sipas saj kjo marrëveshje parashikon më shumë investime sesa asistencë teknike.
(s.g/balkaweb)
(s.g/balkaweb)