E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD: Seancat zvarriten të pandehurit drejt lirisë

TIRANE-Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) ka përfunduar kontrollin në 6 Gjykata të vendit, duke arritur në përfundimin se zvarritja e proceseve gjyqësore bëhet shkak për lirimin e personave nga qelitë.
Ne nje mbledhje te KLD, nenkryetari i Keshillit, Spahiu e ka cilësuar të pajustifikueshme zvarritjen e seancave gjyqësore duke theksuar se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë edhe vënien para drejtësisë të shkeljes së ligjit.
Për këtë arsye, KLD-ja ka propozuar disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, e cila i jep më shumë kompetencë gjyqtarëve për ndëshkimin e avokatëve.
“Drejtësia e vonuar nënkupton një drejtësi të mohuar”, ka thënë nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili shtoi se janë konstatuar zvarritje në disa procese gjyqësore, çka sipas tij çojnë në lirimin e të pandehurve.

"Nuk ka justifikim që gjykata ta tolerojë dhe që të mos bëjë me dije prokurorinë e përgjithshme në lidhje me këto shtyrje të pajustifikueshme dhe më pas të marrë masa” theksoi nder te tjera Spahiu.
“Gërdeci”
Spahiu iu referua dhe cështjes më të madhe gjyqësore për momentin asaj të tragjedisë së gërdecit ku më 15 mars të vitit 2008 nga një shpërthim në një fabrikë të demontimit të armëve u vranë 26 persona.
Spahiu tha se për “Gërdecin” numërohen rreth 30 seanca të shtyra duke sjellë për cështjen zvarritje të panevojshm dhe se per keto zvarritje eshte njoftuar dhe Presidenti i Republikes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›