Misioni i ODIHR-it sot në Tiranë për zgjedhjet lokale
TIRANË-Një delegacion i misionit të ODIHR-it mbërrin sot në Shqipëri për të vlerësuar përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Zyra e shtypit e OSBE-së në Tiranë bëri të ditur se "pas marrjes së ftesës për vëzhgimin e zgjedhjeve të qeverisjes vendore në Shqipëri, ODIHR-i dërgon në vend një mision për vlerësimin e nevojave, nga data 17 deri më 21 janar".
Sipas njoftimit për shtyp, "synimi i misionit është të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet dhe, nëse po, çfarë lloj veprimtarie, për shembull një mision vëzhgues apo vlerësues, do t’u përgjigjej më mirë nevojave të identifikuara".
Gjithashtu bëhet e ditur se anëtarët e misionit të vlerësimit të nevojave do të takohen me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Brendshme, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, përfaqësues të partive politike, medias, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.
ODIHR-i do të publikojë raportin me gjetjet dhe rekomandimet e tij, pak kohë pas përfundimit të misionit.
(d.b/BalkanWeb)