E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia hap Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve

Bashkia e Tiranës hap Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve në Tiranë. Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Bashkia e Tiranës organizoi disa aktivitete, duke hapur të parën qendër për mbrojtjen e fëmijëve në Njësinë bashkiake Nr. 4. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku tha se është përgatitur një paketë sociale për t’u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve në nevojë, duke u siguruar atyre shërbimet si ato shëndetësore, arsimore, të edukimit etj. Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve pranë minibashkisë Nr.4 do të shtrihet në të gjitha minibashkitë e kryeqytetit, në mënyrë që çdo zonë e kryeqytetit të ketë zyrat e posaçme për të asistuar fëmijët në nevojë. Po dje, nënkryetarja Tabaku priti dhjetëra fëmijë të tri qendrave komunitare në sallën e këshillit bashkiak, të cilët kishin paraqitur punimet e tyre në një panair pranë rrugës për këmbësorë “Murat Toptani”. Çdo ditë, Bashkia e Tiranës trajton 350 fëmijë në nevojë, të cilët merren nga situata e rrugës për t’u arsimuar e për t’i bërë të barabartë me të tjerët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›