Stuhia shkund Vloren
Për 30 minuta banorët e Vlorës kanë përjetuar një tmerr të vërtetë. Stuhia që nisi në orën 5.10 të mëngjesit dhe përfundoi në 5.40 bëri që qytetarët të zgjoheshin në panik nga ajo që po ndodhte. Në aksin kryesor nga hyrja e qytetit në Skelë janë thyer pemët dekorative, janë shkulur stacionet e urbanëve, sikurse janë bërë dëmtime në masë, në objektet e biznesit apo edhe banesa. Banorët kanë dalë në rrugë të shokuar nga ajo që ndodhi në qytetin e tyre, me shpresën që kjo stuhi i la pa dëmtime serioze në jetë njerëzish. Moti i keq prej dy ditësh ka nisur në të gjithë vendin dhe ditët e ardhshme parashikohen me reshje dhe me fortunë.