Berisha NATO qendron e do qendroje kunder cdo kercenimi ndaj cdo vendi
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në punimet e Asamblesë së Aleancës së Atlantikut që po zhvillon punimet në Tiranë. Ai vlerësoi se për Shqipërinë anëtarësimi në NATO, pas Pavarësisë së vendit shënon momentin më të madh në historinë e saj, sepse ne jemi një komb me një histori tepër të gjatë, ndoshta një nga më të gjatat, por historia jonë ka qenë histori e mbijetesës.
“Me anëtarësimin në NATO një epokë e re filloi për Shqipërinë dhe shqiptaret. Ne mbetemi shumë të përkushtuar të punojmë në organizatën tonë. “, tha kreu i qeverisë. Sipas tij falë NATO-s rendi ndërkombëtar është tani pikërisht në thelbin e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë. E dëshmoi këtë në periudhën me deçizive në Kosovë. E realizoi këtë objektiv në Libi. Dhe NATO qëndron e do të qëndrojë kundër çdo kërcënimi ndaj çdo vendi, cilidoqoftë ai.
Ai tha se Shqipëria është anëtari më i ri i NATO-s dhe është shumë e vendosur të realizojë të gjitha detyrimet e saj. Jemi në Afganistan dhe do të jemi deri sa NATO të qëndrojë atje. Kemi një njësi të vogël luftarake dhe njësi të tjera në misionet paqeruajtëse.
“Po përpiqemi të modernizojmë forcat tona të armatosura që të kthehen në një forcë profesionale, duke i trajnuar për të përballuar me mirë edhe fatkeqësitë natyrore dhe katastrofat.
Është ky një rast për t’i falënderuar vendet tuaja për ndihmën e jashtëzakonshme që i ofruan Shqipërisë në dy përmbytjet e tmerrshme të njëpasnjëshme në veri të vendit. NATO iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme kërkesës tonë.”, tha Kryeministri, Berisha.
Ai nënvizoi se NATO është organizata më e mirë në botë. Po, me të vërtetë është një mrekulli. Dhe mrekullia qëndron ne faktin se ajo reformon vetveten. Unë shpresoj qe kjo inspiron të gjithë institucionet e tjera në rrugën e reformave.