Të përndjekurit, del lista e emrave për dëmshpërblim
"Gazeta Shqiptare" boton në numrin e sotëm listën me emrat e 72 personave të ekzekutuar për motive politike nga ish-regjimi komunist, si dhe emrat e 1.370 të tjerëve, të përndjekur për bindjet apo veprimtarinë e tyre anti-qeveritare.
TIRANE- Ministria e Financave ka publikuar emrat e 72 personave të ekzekutuar për motive politike nga ish-regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe një listë të dytë, me emrat e 1.370 të tjerëve, të përndjekur për bindjet apo veprimtarinë e tyre anti-qeveritare, që kanë kryer burgim, internim, etj. Të gjithë ata, ose trashëgimtarët e tyre, do të përfitojnë dëmshpërblim nga Buxheti i Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, kanë dorëzuar dokumentacionin mbi 17.500 ish-të përndjekur. Sipas ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, në rrethin familjar përfitues të dëmshpërblimit futen edhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e ish-të dënuarit politik. Ka një numër të madh ish-të përndjekurish, që ende nuk kanë arritur të plotësojnë e të dorëzojnë dokumentacionin e tyre përkatës, që përfshin datën e hyrjes në burg, të daljes nga burgu, certifi katat përkatëse, etj. Për këtë kategori, qeveria ka menduar të shtyjë afatin kohor të dorëzimit deri më 1 korrik të këtij viti. Çdo i dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer në burg, spital psikiatrik, spital të burgut, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991,dëmshpërblehet financiarisht në masën 2.000 lekë të reja në ditë. Për personat e internuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Nga kjo shumë, zbritet sasia e dëmshpërblimit të përfituar nga ligjet e mëparshme. Familjarët e viktimave të pushkatuar apo ekzekutuar me dënim politik të padrejtë, për vuajtjen dhe përndjekjen e tyre, përfi tojnë një dëmshpërblim fi nanciar të barabartë me 8 vjet kompensim dënimi me burgim. Dëmshpërblimi financiar do të depozitohet në llogari bankare dhe tërhiqet personalisht nga vetë ish-i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar. Depozitat e çelura janë të vlefshme 3 vjet. Kur brenda 3 vjetëve, pranë bankës nuk paraqitet asnjë i interesuar, apo kur të interesuarit nuk plotësojnë kriteret e caktuara me ligj, llogaria transferohet në Thesarin e Shtetit.
(s.g/BalkanWeb)