Komisioni i Jashtëm, prezantohen 2 ambasadorët e rinj

Janë prezantuar në Komisionin e Jashtëm ambasadorët e rinj në Belgjikë e Emiratet e Bashkuara.
Ilir Tepelena do jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Belgjikë, ndërsa Behar Bejko në Emiratet e Bashkuara. Tepelena u shpreh se shpresonte se presidenca belge do të mbështeste Shqipërinë.
Ndërsa Bejko theksoi se bashkëpunimi politik është prioritet.
Këto ambasada hapen për herë të parë në këto vende.