E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Jashtëm, seancë dëgjimore e kandidatëve për ambasador


Shqipëria do të bëjë gjithçka që brenda presidencës belge të BE-së të mbyllë procesin e liberalizimit të vizave, ndërkohë që synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo ka qenë kryefjala e e dy kandidatëve për ambasador të Shqipërisë në Belgjikë, Ilir Tepelena dhe atij në Emirate e Bashkuara Arabe , Behar Bejko, përpara deputetëve të Komisionit të Jashtëm në Kuvend. Në fjalën e tij z.Tepelena dhe Bejko thanë se bashkëpunimi i mirë politik dhe ekonomik mbajë top listën e punëve të tyre.
çështja e Kosovës dhe intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit kanë qenë çështje të tjera që kandidatët për ambasadorë kanë parashtruar përpara Komisionit të Jashtëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›