E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve fillon shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për kundravajtjet administrative

Pas miratimit në parim, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut filloi sot diskutimin nen per nen të projektligjit Për kundravajtjet administrative, në prani të specialistes nga Ministria e Financave. Gjatë shqyrtimit nen për nen, anëtarët e Komisionit bënë një sërë propozimesh kryesisht të natyrës së teknikës legjislative. Kështu, deputetët propozuan përkufizime më të qarta në lidhje me përcaktimin e shkeljeve të ndryshme, si dhe në lidhje me skemat e llojit të shkeljeve dhe rëndësinë e tyre. Gjithashtu, u arrit saktësimin e disa përkufizimeve, në përcaktimin e mënyrës së pagesës së gjobës, të rasteve të sekuestrimit automatik dhe konfiskimit të mjeteve me të cilat është kryer shkelja administrative, të procedurave për përcaktimin e shpërblimit për dëmin e shkaktuar nga shkelja administrative, etj. Propozimet e bëra nga Komisionin, synojnë të rrisnin qartësinë e ligjit dhe të shmangin sa më shumë të jetë e mundur keqinterpretimet që mund të lindin rast pas rasti. Shqyrtimin nen për nen i projektligjit në fjalë do të vijojë në mbledhjet e ardhshme të Komisionit.


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›