E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Evropës, nga Misioni i BE-së në Tiranë.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot e ftuar në pritjen e organizuar nga Misioni i BE-së në Tiranë, kryesuar nga Ambasadori Helmut Lohan me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës. Në këtë pritje morën pjesë personalitete të larta të vendit, përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare, përfaqësues të trupit diplomatik e të medias.
Kjo pritje u organizua në 60 vjetorin e 9 majit 1950, kur Robert Shuman, prezantoi idenë e krijimit të një Europe të Bashkuar. Deklarata, e njohur si Deklarata Shuman, shënoi edhe fillimin e asaj që sot është Bashkimi Europian. Ky 60 vjetor e gjen Shqipërinë në momente historike, në prag të liberalzimit të vizave dhe një hap afër BE-së.


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›