E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton emërtesën: Letërnjoftim

 

Komisioni i Ligjeve,  në mbledhjen e datës 27 janar 2009,  nën drejtimin e Nënkryetarit të Komisionit, Fatmir Xhafaj, shqyrtoi dhe miratoi projektligjin:  Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës së Greqisë

U miratua gjithashtu edhe projektligji Për një ndryshim në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë.

Thelbi i këtij ndryshimi qëndron në zëvendësimin e emërtimit të ri për Dokumentin e identitetit me Letërnjoftim, term që do të përfaqësojë më mirë funksionin dhe ndërtimin, për të cilën është krijuar ky dokument.


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 283).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›