E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton projektligjin për transmetimet me zë dhe figurë në RSH

 

Në mbledhjen e datës 27 janar 2009, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskutoi dhe miratoi kalendarin e punës së Komisionit për muajt në vazhdim.

Fillimisht vëmendja u përqendrua në diskutimin e projekdraftit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë, hartuar nga një grup pune i caktuar nga Komisioni, për të cilin pritet konsulenca e specialistëve të Këshillit të Europës. Në mbledhje u vendos që ndërkohë të punohet paralelisht edhe në Komision, për të evidentuar problemet që mund të dalin nga studimi i projektdraftit nga anëtarët e tij. Për këtë arsye u vendos që më datë 28 janar të fillojë diskutimi i tij,  fillimisht me dyer të mbyllura.

Më pas, Komisioni vendosi që po në mbledhjen e datës 28 janar të ftohet Ministri i Arsimit dhe Shkencës për të raportuar në lidhje me përmbajtjen dhe formën, si dhe suplementin e diplomës në universitete.

Së fundi, Komisioni miratoi kalendarin e punës së tij, në të cilin, përveç sa u tha më lart, përfshihen edhe diskutimet për raportet e Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe KKRT-së, në zbatim të detyrimit të tyre ligjor  për raportim në Kuvendin e Shqipërisë gjatë tremujorit të parë të vitit 2009.
   


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 296).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›