Komisioni i Ligjeve miraton projektligje që lidhen me përmirësimin e cilësisë së ajrit urban
Komisionin e Ligjeve, nën drejtimin e Nënkryetarit të Komisionit,.Fatmir Xhafaj, në mbledhjen e datës 26 janar 2009, shqyrtoi dhe miratoi projektligjet e mëposhtëme:
- Projektligji: Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për zbatimin e projektit të asistencës teknike, në mbështetje të modernizimit të sistemit të rregjistrimit civil, në Shqipëri.
Marrëveshja parashikon afatet dhe procedurat për zbatimin e kësaj asistence, teknike e financiare, në zbatim të projektit për regjistrimin civil të popullatës në Shqipëri dhe ka si objektiv të ofrojë këshillim për zhvillimin e një sistemi, modern e të besueshëm, regjistrimi
- Projektligji: Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për kontrollin e shkarkimeve të oksideve të azotit, apo flukseve të tyre ndërkufitare, të Konventës të vitit 1979, Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët .
- Projektligji: Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për reduktimin e shkarkimit të squfurit, apo të flukseve të tyre ndërkufitare, të paktën në masën 30% , të konventës të vitit 1979, Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët.
Objektivi kryesor i tyre është përmirësimi i shëndetit publik, përmes përmirësimit të cilësisë së ajrit urban. Këto projektligje u prezantuan në Komision nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Lufter Xhuveli.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 283).