E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për Policinë e Burgjeve

Komisioni parlamentar i Ligjeve shqyrtoi dje nen për nen projektligjin për Policinë e Burgjeve, i cili përcakton një funksionim dhe organizim të ri të kësaj policie. Ky projektligj synon të rregullojë trajtimin e personelit, gradat, procedurat disiplinore, masat për ruajtjen e sigurisë në burgje, marrëdhëniet e punonjësve me institucionin etj. Projektligji ka përcaktuar se punonjësit në këtë polici do të jenë me kontratë, për një kohë të përcaktuar. Projektligji njeh të drejtat e punonjësve të Policisë së Burgjeve për t'u organizuar në sindikata. Në këtë projektligj është rregulluar dhe çështja e gradave të Policisë së Burgjeve, ku përfshihet hierarkia, kriteret për fitimin e gradës, përcaktimi i funksioneve për gradë, heqja ose ulja në gradë, si dhe e drejta e ankimit nëse punonjësi nuk është dakord për vlerësimin për gradën. Përmirësimin e Policisë së Burgjeve e kanë kërkuar edhe institucione ndërkombëtare, si dhe Avokati i Popullit. Rekomandimet e Avokatit të Popullit janë bazuar në disa inspektime që ekspertët e zyrës së Avokatit të Popullit kanë organizuar dhe kanë zhvilluar inspektime të hollësishme në disa burgje në Republikën e Shqipërisë. Këto inspektime janë organizuar për shkak të të dhënave që dispononte institucioni i Avokatit të Popullit, se në burgje përdorej dhunë nga ana e Policisë së Burgjeve. Pas këtyre inspektimeve të hollësishme, rezulton se kishte pasur raste dhe për përdorim të dhunës nga ana e Policisë së Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›