E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ftese Rames Te votojme heqjen e imunitetit

Partia Demokratike është e gatshme të ndryshojë Kushtetutën, me qëllim realizimin e kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e imunitetit. Madje, një gatishmëri i tillë vjen dhe për një arsye tjetër, për të plotësuar kërkesën gjashtë vjeçare të PS-së për miratimin e një ligji të tillë duke ndërhyrë në Kushtetutë. Ishte Kryeministri, Sali Berisha, ai i cili bëri me dije lidhur me një qëndrim të tillë.   “Ekspertët e Këshillit të Europës sugjeruan ndryshimin e Kushtetutës për këtë çështje, duke qenë se vetë opozita për një periudhë 6 vjeçare mbrojti si teze të saj ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit. Ne bëmë lëshimin dhe mbështesim ndryshimin kushtetues për një çështje kaq madhere. Për çdo shoqëri të lirë, armiku numër një i tyre përveç sëmundjes është korrupsioni, i cili jep varfëri, dhunon çdo ditë lirëtë dhe të drejtat e qytarëve, bllokon çdo ditë funksionimin  normal të shtetit ligjor. Ndaj dhe revolucioni i madh i viteve të fundit në mbarë Europën dhe botën është qëndrimi ndaj imunitetit”, vlerësoi Berisha, gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit kuvendor të PD-së. 
Në këtë mënyrë duke e rradhitur si një çështje madhore dhe jetike, kreu i mazhorancës i bëri thirrje opozitës dhe kryetarit të saj që të votojë amendamentin për heqjen e imunitetit. 
“I bëj thirrje zotit Rama të votojmë amendamentin për heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe gjyqtarëve që janë hartuar nga ekspertët më të mirë dhe të sjellë risitë më të rëndësishme doktrinale të së drjetës kushtetuese. T’i votjmë sepse është interesi i çdo shqiptari, sepse, çdo hezitim i cilido politikani për të mos mbështetur heqjen e imuniteti do të ketë përshtypjen më negative të çdo qytetari pavarësisht nga përkatësia politike”, vuri në dukje Kryeministri.  Njëkohësisht, duke pasur si prioritet kryesor luftën ndaj korrupsionit, Berisha ritheksoi dhe njëherë tjetër faktin se është pikërisht lufta e ashpër kundër këtij fenomeni solli fitoren e kësaj shumicë në 2009, ashtu siç dhe do sjellë fitoren e rardhës në 2013.  
Berisha” Rruga e Elbasanit, shoqëria civile të krijojë komision Një tjetër moment në të cilin u ndal kreu i qeverisë ishte dhe projekti për zgjerimin e rrogës së Elbasanit. Sipas tij, kjo rrugë do të zgjerohet, por ajo prek një monument kulture që është rrethimi i Pallatit të Brigadave. Për këtë arsye, Kryeministri kërkoi nga ministria përkatëse që “të bëjë rrugën, pasi të garantojë se çdo gur i atij muri do të kthehet po në atë mur, pasi të garantojë se harqet do kthehen identik siç janë, rikthimin në origjinal një  për një”. Gjithashtu, Berisha i bëri thirrje shoqërisë civile të ngrejë një komision krahas institutit të monumenteve që të kontrollojë lëvizjen gurë për gurë.  “Për t’i dhënë fund debatit me shoqërinë civile ministria të vendosë kontakt me të dhe të krijohet dhe prej tyre ekipi që do të monitorojë punimet. Rruga do bëhet. Është studiuar shumë herë dhe ajo rrugë është jetike. Trafiku i qytetit e ka jetik këtë rrugë. Nuk më vjen mirë kur shoh shoqërinë civile të përzihet me antiglobalistët. Të shoh aty Saimir Tahirin që bën luftë me fadromat e të vetit. Se ai me të atë e kishte se po ta kishte me qeverinë shkonte tek ministria apo tek bashkia. Kishte menduar Kolën se i vëllai i tij e ndërton rrugën. E kanë fituar me të drejtë pavarësiht se sherri është brenda, por oferta më e mirë e tij ka qenë”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij, përpara ligjvënësve demokratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›