E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Kombetar i PDIU nis organizimi per zgjedhjet e 2013

Organizimi në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, me qëllim përforcimin e mëtejshëm të pozitave në skenën politike, por dhë në realizimin e plotë të kauzës së saj, ishte kryeçështja e Këshillit Kombëtar të PDIU-së. Në fjalën e tij mbajtur në këtë forum, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi vlerësoi faktin se tashmë është arritur që të gjithë të flasin për Çamërinë. Sipas tij, këto vite PDIU arritje të jashtëzakonshme, duke u bërë parti e të gjithë shqiptarëve, pasi çështja çame nuk është më vetëm e çështje e PDIU.  “PDIU ka objektiv integrimin e vendit në BE, kjo u duk qartazi në rolin që luajti kjo parti në zgjedhjen e presidentit të vendit”, u shpreh Idrizi. 
Gjithashtu, kreu i PDIU bëri me dije se kjo parti do të nderojë figurat që firmosën aktin e pavarësisë, si dhe me fillimin e sesionit të ri parlamentar do të depozitohet në Kuvend rezoluta për çështjen çame. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›