Komisioni i Ligjeve, paraqiten amendimet e PD, PS largohet nga mbledhja Gjatë një mbledhje të Komisionit të Ligjeve

Zhvillohet mbledhje në Komisionin e Ligjeve për propozimet e Partisë Socialiste. Pas miratimit nen për nen ditën e djeshme të projektligjit të socialistëve për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin zgjedhor, paraditen e sotme është diskutuar për të miratuar propozimet nen për nen. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike paraqiti amendimet e saj, në mënyrë që ligji i propozuar nga PS të ketë një përaqsje me Kushtetutën. Mazhoranca kërkoi ndryshimin e nenit 4, të një paragrafi në nenin 3 dhe të një ndryshimi në nenin 1. Përmes nenit 4, opozita synon hapjen e kutive te votimit dhe këqyrjen e materialeve zgjedhore nga Komisioni Hetimor parlamentar të përfshijë një periudhe kohore prej 3 muajsh. Ndryshimet nuk janë mirëpritur nga socialistët, të cilët janë larguar nga mbledhje e Komisionit të Ligjeve.