Komisioni i Ligjeve shqyrton dekretet e Presidentit të Republikës për emërimet e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë një seance dëgjimore, tre dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, zonja Altina Xhoxhaj, zoti Bashkim Dedja si dhe zoti Vangjel Kosta iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Ligjeve lidhur me integritetin e tyre profesional. ligjet18
Pasi njohën deputetët me eksperiencën e tyre profesionale, edukimin ligjor, kualifikimet profesionale etj, tre kandidatët shprehën angazhimin e tyre për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit gjatë ushtrimit të funksionit të detyrës së tyre.
Tre propozimet për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të cilat konsistonin në opinionin e tyre lidhur me përmirësimin e legjislacionit përsa i përket mënyrës së organizimit të kësaj gjykate, numrin e ankimimeve në këtë gjykatë, me vendimet politike të marra nga kjo gjykatë etj. Pasi dëgjoi prezantimin dhe përgjigjet e tre emërimeve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve i kaloi ato për miratim në seancën plenare.
Në vijim, Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim projektligjin Për Kodin Rrugor, të cilin e prezantoi një ekspert nga ministria e Punëve Publike dhe Telekomunikacionit.
Projektligji në fjalë synon vendosjen e tahografit dixhital (matës i shpejtësisësë për mjete të transportit tregtar apo publik), i cili garanton rritjen e sigurisë në rrugë.
Përmes dixhitalizimit, puna e organeve, të cilat ushtrojnë kontrolle të planifikuara ose të rastësishme në rrugë ose në mjediset e ndërmarrjeve të transportit, mbi orët e drejtuesve të mjeteve, saktësohet dhe thjeshtohet më shumë gjatë kontrollit të pajisjeve të rregjistrimit.
Pasi shqyrtuan projektligjin në fjalë, anëtarët e Komisionit të Ligjeve e miratuan atë duke e kaluar për seancë plenare.