E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet në Komisionin e Jashtëm, zoti Vili Minarolli si kandidat për postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë.

Komisioni për Politikën e Jashtme u njoh sot me kandidatin e propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Austri, zotin Vili Minarolli.

Përfaqësuesi i MPJ-së, Gazmend Turdiu pasi vlerësoi figurën e zotit Minarolli vuri në dukje eksperiencën e gjatë dhe të suksesshme të tij në përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë në Europë dhe konkretisht në Greqi. kom_jashtem29

Nga ana e tij, zoti Minarolli e cilësoi marrjen e kësaj detyre si një motiv të fortë për të punuar drejt forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Austrisë dhe Shqipërisë.

Në mënyrë të veçantë, Minarolli theksoi se prioritet kryesor do të jetë lobimi për procesin e liberalizimit të vizave Shqipëri-BE por edhe marrja e statusit kandidat për në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, zoti Minarolli tha se rëndësi po aq të madhe do të ketë edhe tërheqja e investitorëve austriakë në Shqipëri duke vënë theksin tek projektet në fushën energjetike.

Ndër të tjera, ai vuri në dukje edhe forcimin e bashkëpunimit përsa i përket shkëmbimit të informacionit në përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të standardeve të BE, bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet tregtare si dhe promovimin e turzimit dhe kulturës.

Pasi u njohën me prezantimin e bërë nga zoti Minarolli, anëtarët e Komisionit për Politikën e Jashtme vijuan mbledhjen me dyer të mbyllura.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›