E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 Për akcizat, të ndryshuar

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi dhe miratoi në tërësi projektligjin për Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 Për akcizat, të ndryshuar.

Shtesat dhe ndryshimet e bëra në këtë projektligj synojnë rishikimin e listës së mallrave me akcizë dhe mirëpërcaktimin e masave në rastet e shkeljeve, kundërvajtjeve dhe sanksionet e përcaktuara në ligjin ekzistues të akcizave.

Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave konsistojnë në zgjerimin e listës së produkteve të akcizueshme, që përfshin edhe disa mallra me ndikim mjedisor; uljen e akcizës për disa produkte si kafeja, me qëllim nxitjen e industrisë së përpunimit të kafesë në vend; heqjen nga lista të produkteve të akcizueshme të mallrave të parfumerisë dhe kozmetikës, jo vetëm me qëllim shmangien e kontrabandës, por edhe si praktikë që është në përputhje me atë të shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Europian; heqjen nga lista të produkteve të akcizueshme të llampave me filament, me qëllim nxitjen e konsumatorit shqiptar për përdorimin e këtyre llampave ekonomike.

Gjatë diskutimeve anëtarët e Komisionit vlerësuan punën e bërë nga Ministria e Financave në hartimin e këtyre shtesave dhe ndryshimeve për nxitjen e prodhimit vendas, shmangien e evazionit fiskal, si dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Deputetët e miratuan në tërësi projektligjin dhe ranë dakord për kalimin e tij në seancë plenare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›