Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskuton dhe miraton Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 Për konçensionet, të ndryshuar.
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi dhe miratoi Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 Për konçensionet, të ndryshuar. kom_treg28
Sipas këtyre ndryshimeve emërtimi i Agjencisë së Koncesionit do të zëvendësohet me " Agjencia e Prokurimit Publik , institucion i ngritur sipas Ligjit 9643 Për Prokurimin publik të ndryshuar.
Ekspertët e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Ekonomisë shpjeguan arsyet e këtyre ndryshimeve në terma teknikë të Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila mbikqyr zbatimin e procedurave koncesionare, ndërkohë që Komisioni i Prokurimit Publik bën shqyrtimin administrativ të ankesave, ndaj procedurave të koncesionit.
Me qëllim harmonizimin e reformës në koncesione me atë në sektorin e prokurimeve publike, ndryshimet e propozuar në këtë akt normativ synojnë përcaktimin e institucioneve përgjegjëse për mbikqyrjen e zbatimit të procedurave koncesionare dhe, ato të shqyrtimit të ankimeve ndaj këtyre procedurave, si dhe kompetencat përkatëse.
Ndryshimet kryesore në këtë projektakt normativ rregullojnë kalimin e kompetencave, lidhur me shqyrtimin dhe hetimin administrativ të ankesave nga Agjencia e Koncesioneve tek Komisioni i Prokurimit Publik.
Projektakti normativ nuk sjell rritje të shpenzimeve në buxhetin e shtetit, pasi Agjencia e Koncesioneve suprimohet dhe kompetencat e saj i transferohen 2 organeve ekzistuese, Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
Relator i aktit normativ në komisionin parlamentar, deputeti Selami Xhepa, vlerësoi ndër të tjera, se ky akt normativ plotëson vakumet ligjore që ishin në ligjin aktual të koncesioneve .