E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve, sot drafti për Prokurorinë

Komisioni Parlamentar i Ligjeve, pritet të mblidhet sot për të marrë në shqyrtim projektligjin për organizimin e Prokurorisë. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve pritet të jetë një takim maratone, pasi mazhoranca kërkon që brenda ditës të miratohet projektligji me 33 nene. Ky projektligj duhet të miratohet brenda kësaj jave, për t'iu paraqitur për votim seancës së fundit të këtij sesioni ditën e hënë. Opozita është shprehur kundër këtij nxitimi të mazhorancës, duke theksuar se një ligj kaq i rëndesishëm që ka të bëjë me reformimin e institucionit të akuzës nuk duhet të kalohet me kaq urgjencë. Sipas tyre, duhet t'u jepet koha e duhur të gjithë grupeve të interesit për të thënë fjalën e tyre për nene të veçanta të projektligjit dhe më pas të diskutohet konkretisht në komision, i cili pasi arrihet konsensusi mes paleve kalon për votim në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›