Rama: "Gëzuar Krishtlindjet, urim të veçantë për të pamunurit"

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, uroi të enjten besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.Gjatë një vizite, në Kishën Autoqefale Ortodokse, kryesocialisti Rama, mbas takimit me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas, tha se, "Dua t'ju uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të pamundur.""Dua t'ju uroj shpresë dhe mundësi të gjithë atyre që janë të varfër e të papunë në një Shqipëri që jeton ditë të vështira dhe ku kemi nevojë të gjithë për një besim të ri, në mënyrë që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e të rinjve, dëshirat e prindërve dhe lutjet e të moshuarve.""Gëzuar të gjithëve dhe sa më shumë fat", përfundoi Rama