E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, uron Krishtlindjet, vlerëson harmoninë fetare tek shqiptarët

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke uruar besimtarët e krishterë në ditën e Krishtlindjeve tha se "kjo është një festë për të gjithë shqiptaret". Pas një vizite në seline e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Presidenti Topi tha se "sot është një ditë shumë e veçantë dhe e gëzuar, në të cilën dëshiroj të jap mesazhin për të gjithë besimtarët e krishterë, se kjo është një festë për të gjithë shqiptarët, sikurse edhe festa e Bajramit festohet edhe nga të krishterët." Presidenti theksoi se "kjo është një shenjë e qartë e harmonisë fetare tradicionale, por kjo është një ditë shumë e rëndësishme që të inspiron për të dhënë me shumë mesazhe paqeje, për më shumë tolerancë e harmoni".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›