Kryetarja e Kuvendit në Samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare në Bernë, mbi luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ndodhet sot në Bernë të Zvicrës, e ftuar e veçantë në Samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare, i cili fokusohet në temat e luftës kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve.
Zonja Jozefina Topalli, ishte e përzgjedhur si drejtuese e panelit kryesor të diskutimit në këtë konferencë, si një Kryeparlamentare e përfshirë personalisht në këto çështje, të cilat i ka kthyer në beteja kryesore, së bashku me luftën ndaj kancerit dhe dhunës në familje.
Duke ndarë me kryeparlamentaret nga e gjithë bota, përvojën e fushatave të shumta sensibilizuese të parlamentit shqiptar me seanca të posaçme e ture në të gjithë Shqipërinë, zonja Topalli theksoi se Shqipëria ka forcuar legjislacionin me ligje që kriminalizojnë dhunën në familje si një krim makabër.
Sfida jonë, tha zonja Jozefina Topalli, është që të thyejmë këtë mur heshtjeje duke ndërtuar parlalelisht ura komunikimi. Ndaj edhe Parlamentet tona duhet të marrë lidershipin në këtë betejë. Të gjithë bashkë duhet ti përgjigjemi fort dhunës ndaj grave. Duhet ta penalizojmë dhunën ndaj gruas, ndaj nënës, njëlloj e për cilindo.
Në këtë Konferencë, Kryetarja e Kuvendit u takua edhe me kryetaret e parlamenteve të Europës e përtej, me shumicën e të cilave ka një marrëdhënie miqësore, përtej bashkëpunimit institucional.
Zonja Jozefina Topalli u takua me kryetaren e dhomës së Lordëve të Britanisë, baroneshën Helene Hayman, kryetaren e parlamenti të Zvicrës, Pascale Bruderer Uys, të Bullgarisë Tsetska Tsacheva, të Indisë Meira kumar, të Pakistanit Fehmida mirza, të Runadës, Rose Mukantabana të Santa Lucias, e të tjera homologe të pranishme në këtë konference botërore.
Në këto takime, biseda u fokusua në bashkëpunimin europian e botëror në luftën ndaj dhunës në familje, mbrojtjen e shëndetit dhe luftës ndaj kancerit si dhe mbrojten e fëmijëve.
Ajo tha se është e domosdoshme që dialogu global të vazhdojë për për të ndërtuar një botë pa dhunë për familjet dhe veçanërisht fëmijët.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se edukimi i fëmijëve mbetet një prioritet ashtu si edhe legjislacioni më i fortë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Duke nënvizuar rëndësinë që ka pëfshirja edhe e burrave në fushatat sensibilizuese , por edhe në takime të tilla globale, Kryetarja e Kuvendit në këto biseda shkëmbeu ide e përvoja, jo vetëm për në forcimin e rolit të grave në politikë por edhe për lidershipin e tyre në sfida globale politike dhe ekonomike.
Në delegacionin e parlamentit shqiptar në këtë Samit është edhe nënkryetari i Kuvendit, zoti Namik Dokle.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.