Shfrytëzimi i inerteve, INUK aksion në Drin e Vjosë

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion për kontrollin e subjekteve prodhuese të cilat ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në shtratin e lumit Drin dhe Vjosë.
Gjatë këtij kontrolli INUK ka bllokuar 1 eskavator dhe 2 kamionë në lumin e Vjosës si dhe 1 eskavator dhe një makinë në lumin Drin, mjete që shfrytëzonin në mënyrë të kundraligjshme shtratin e lumenjëve me qëllim, përfitimin e materialeve inerte.
Shfytëzimi i paligjshëm i lumenjëve mbetet sërish një problem që nuk ka gjetur zgjidhje ende. Pavarësisht urdhërit të firmosur nga kryeministri në vitin 2006 dhe deklaratave të ministrit të Mjedisit në 2010 që sanksionojnë heqjen e Erzenit nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm, firmat e ndërtimit vijonë shfrytëzimin e inerteve të lumenjve.