Presidenti nderon kujtimin e shkrimtarit Dhimiter Xhuvani
TIRANE -Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot familjen e Dhimitër Xhuvanit, shkrimtarit, skenaristit, regjizorit, artistit të madh, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Pasi u shprehu të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të shtrenjtë, Presidenti i Republikës vlerësoi lart krijimtarinë dhe veprën e Dhimitër Xhuvanit, si një thesar i vyer i traditës dhe kulturës sonë kombëtare.
"Me punën dhe përkushtimin e tij, ai u kthye në një model të pastër të krijuesit dhe artistit me ndjenja, vlera e virtyte të çmuara njerëzore dhe të një profesionisti virtyoz me një personalitet të spikatur e karakter mbresëlënës", - vuri në dukje Kryetari i Shtetit.
Duke shprehur mirënjohjen për kontributin e z. Xhuvani në edukimin dhe formimin e brezave më të rinj të artistëve, regjizorëve e skenaristëve në kinematografinë shqiptare, Presidenti Topi nënvizoi se kujtimi i tij do të mbetet përgjithnjë i pashlyeshëm në memorien e artdashësit shqiptar përmes librave dhe filmave, personazheve të spikatur, skenave të gjalla e plot dinamizëm të skalitura thellë ndër vite në mendjen e adhuruesve të kinemasë.
(d.b/BalkanWeb)