Operacioni "Agjensia", kapet organizatori i 12 vjedhjeve në Durrës
Forcat e policisë së Durrësit, në kuadrin e operacionit "Agjensia" kanë bërë të mundur ndalimin 26-vjeçarit Mario Kapedani, pasi ndaj tij rëndon akuza e kryerjes së 12 vjedhjeve në bashkëpunim me 50-vjeçarin Viktor Tutulani si dhe persona të tjerë.
Burimet policore konfirmojnë rastet konkrete të vjedhjeve në fjalë ku i pari është ai i një magazine ku janë vjedhur 17-televizora plazma.
Por i arrestuari Kapedani figuron edhe në vjedhjen e një reparti duraluminesh në Durrës, ku është marrë një sasi shufrash duralumini prej 700-kg si dhe dy trapano, një gur fresibël dhe pompë lavazhi.
Sikundër, ai figuron edhe si organizator i disa tentativave për vjedhje me thyerje të disa agjencive në Durrës, ku ka arritur të grabisë rreth 3000 euro.
Por ai njihet edhe si hajdut lokalesh ku policia përmend përshembull një rast ku ka mundur të marrë një televizor -plazma 32-polesh dhe 120 .
Për të gjitha këto ngjarje, materialet po i kalojnë prokurorisë, e cila do t'i zbardhë plotësisht për veprën penale të "vjedhjes" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.