Strazburg, Shqipëria e Bosnja në listën e bardhë të Shengenit
STRAZBURG - Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme miratoi mbrëmë raportin e prezantuar nga eurodeputja sllovene Tanja Fajon për libezalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni mbështeti gjithashtu amendamentet e Fajonit për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bonjë-Hercegovinës në listën e bardhë të Shengenit, krahas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat i përmbushin kriteret, ndërsa procesi për liberalizim e vizave të fillojë edhe për Kosovën.
Komisioni i bëri thirrje Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të realizojne reformat e nevojshme për tu kualifikuar në programin e heqjes së vizave, ashtu si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Raporti për liberalizimin e vizave më 6 tetor e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së.
Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas propozimit të Komisionit Evropian, pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2010.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)