E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë shkrimtarit Dhimitër Xhuvani

Njerëz të shumtë, miq, dashamirës dhe personalitete të ndryshmëm të artit e politikës në vend nderuan trupin e pa jetë të shkrimtarit, dramaturgut dhe skenaristit të njohur, në një ceremoni të thjeshtë, siç kishte kërkuar dhe vetë Xhuvani.

Dhimitër Xhuvani u nda nga jeta duke lënë pas një punë të madhe të cilës i kishte përkushtuar me devotshmëri të 75 vitet e jetës së tij. Artisti, i cili cilësohet prej miqve si një njeri i thjeshtë dhe humanist u shua mëngjesin e datës 19 tetor në banesën e tij në Tiranë. Dhimitër  Xhuvani  u  lind   më  23 maj  1934 në Pogradec  në  një  familje  intelektuale.

Pas  mbarimit  të  shkollës  së  mesme për  mjekësi  ka  punuar  për  disa  vjet  me radhë   në  zonën  e Librazhdit. Më  pas  studioi  në  Moskë  për  letërsi. Pas  rikthimit  në  Shqipëri, punoi  në  shtypin  letrar  pranë  Lidhjes  së Shkrimtarëve  dhe  Artistëve  të Shqipërisë.

Por jeta e tij do të merrte një rrjedhë tjetër pas  botimit  të  romanit  “Tuneli”, për të cilin u dënua  nga  regjimi  i  kohës dhe  u  detyrua  të  punojë  si  punëtor  në  kantiere  të  ndryshme ndërtimi. Dhimitër Xhuvani ka lënë pas një bibliotekë të pasur ku pjesë e së cilës janë një numër  i  madh tregimesh, novelash, romane, drama, skenarë  filmash  artstikë etj.

Veprat  e tij  të  para “Kambana  e  fundit”, "Midis  dy  netëve”, "Tuneli” etj.  dëshmojnë  për  një  shkrimtar  që  u  vu  në  radhët  e  para  të  asaj  plejade  shkrimtarësh  shqiptarë  të  cilët  bënë  përpjekje  të  shumta  për  të  zhvilluar  dhe  emancipuar  këtë  letërsi, për  ta  zhvilluar  atë  më  tej. Xhuvani deri  në  fund  jetës  së  tij, i  mbeti  besnik  kësaj  prirjeje  dhe  iu  përkushtua përparimit  të  saj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›