E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Sigurise Imami debat per pronat e FA

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga opozita se dikasteri I drejtua prej tij është I përfshirë në shitjen e pronave të tepërta që janë pjesë e Planit të Përhapjes dhe Vendosjes së Forcave të Armatosura.
I thirrur për të raportuar në Komisionin e Sigurisë, Ministri Imami ndërsa I cilësoi shpifje akuzat e ngritura nga deputetët e opozitës sqaroi se, dikasteri I drejtuar prej tij e ka të ndaluar të bëjë shitjen apo privatizimin e pronave. Kompetencë që siç tha Zoti Imami I është ngarkuar me ligj Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë.
“Ka një fushatë sensibilizuese nga deputetet e PS që është e mbështetur në trillime. Ministria e Mbrojtjes nuk shet dhe as privatizon, por merremi me dokumentacionin, kemi ministrinë e ekonomisë dhe atë të fnancave që bëjnë shitjen, ne vetëm dorëzojmë pronën”, u shpreh Imami, lidhur me këtë çështje.
Sipas Ministrit Imami, dikasteri i drejtuar prej tij ka bërë vetëm verifikimin tekniko -ligjor të dokumentacionit për inventarizimin dhe privatizimin e pronave të tepërta të Forcave të Armatosura.
Një praktikë ligjore që, siç tha ai, ka nisur që kur në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ishte socialisti Pandeli Majko. Ndaj dhe duke ju referuar dy objekteve konkrete atij të Shtëpisë së Pushuesve në Jal dhe Sport Klub Partizanit, për të cilat opozita pretendon se është abuzuar, zoti Imami sqaroi procedurat e ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes.
“Ne kemi saktësuar vetëm përmasat, kufinjtë e pronave, por dhe kemi konstatuar që 1 pronë 3500 metër ishte në fakt 35 mijë m katror shtëpia e pushuesve në Jalë. Mbi hartat janë bërë korrigjime dhe shtesa në vittet 2002 . Del që kapterr Shpëtim Rexhepi në vitin 2000 vetëm 20 ditë pas emërimit në detyrë i ka dhënë pronë gruas nga ky trual dhe një personi tjetër, po doni komision për këto gjëra ngrijeni ju. Sport klub Partizani ka ik me kohë, si duhej më ushtrisë. Ky shembull është demagogjik, pasi prona si tokë i është kthyer pronarit nga ministria e ekonomisë, të gjitha veprimet janë bërë përpara se unë të vija ministër është shitur ndërtesa nga ministria e financave jo unë”, deklaroi ai.
Ministri Imami i është përgjigjur dhe pretendimeve të ngritura në një të përditshme për trafik armësh me Malin e Zi.
“Shitja për të cilën bëhet fjalë është e deklaruar në siten e Autoritetit të kontrollit shtetëror të departamentit të shtetit. Bëhet fjalë për 30 mijë pushkë të tipit…ju them që po e njjeta kompani dhe në vitin 2000 ka blerë 22.500 pushkë automatik të tipit 53. Ne ja kemi shitur me një çmim 125 % më të lartë”, sqaroi ministri Imami.
Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, Ministri Imami tha se nga Plani I Përhapjes dhe Vendosjes së Forcave të Armatosura janë shtuar dhe disa objekte të cilat ishin hequr nga lista. Sipas tij nga 1117 objekte janë privatizuar 18, ndërsa janë miratuar për të dalë në proces privatizimi 160 prona, prej të cilave 29 do ti kalojnë pushtetit qendror, ndërsa 45 atij lokal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›