Komisioni i Sigurisë, debate për emërimin e kreut të Flotës Detare
Një vendim i paligjshëm në shkelje të hapur të Kushtetutës është cilësuar emërimi i komandantit të flotës detare nga deputetët e opozitës në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë.
Deputetët socialistë kanë kërkuar reagimin e kryeministrit Berisha në lidhje me vendimin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.
Sipas deputetëve të majtë, është presidenti ai që emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore. Ende nuk ka një reagim të kryeministri për emërimin e bërë nga ministri i Mbrojtjes, thanë socialistët.
Ndërsa sipas përfaqësuesve të maxhorancës në komision, në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur tashmë një komision që do të mbikëqyrë dhënien e gradave. Ata janë shprehur se janë të gatshëm të ngrenë një tjetër komision, I cili të hetojë nëse ka shkelje të Kushtetutës në emërimin e komandantit të Flotës. / G.N.