Ina Rama: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë

Gjatë raportimit vjetor në Kuvend "Mbi gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri" gjatë vitit të kaluar kryeprokurorja tha se është rritur numri i çështjeve të dërguara për gjykim, ndërsa është ulur numri i çështjeve të pushuara.
Sipas saj, shqetësim serioz në punën e organit të prokurorisë është imuniteti i zyrtarëve të lartë, që bëhet pengesë për vijimin e hetimeve. "Na ka penguar imuniteti për të hetuar zyrtarët", theksoi Rama, ndërsa shtoi se "heqja e tij do të ishte lehtësim në këtë proces".
Krimi kryesor në vend vazhdon të mbetet vjedhja, që ka shënuar rritje. Sipas Ramës, 41% e veprave kriminale i përkasin pikërisht vjedhjes.
Kreu i organit qendror të akuzës është në fund të mandatit të saj pesëvjeçar në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, mandat që përfundon në fund të nëntorit.
/Start/E.G/
2012-06-26 12:15