Kontrabanda e naftës, nën akuzë 2 zyrtarë të Antikontrabandës
TIRANE- Thellohet skandali i naftës virgine. Dy punonjës të Drejtorisë së Antikontrabandës Detare të Vlorës i shtohen listës së madhe ë personave të pandehur, të përfshirë në kondrabandën e naftës Virgine. Gazeta Shqiptare hedh dritë mbi pistën e re të hetimit që njësia e specializuar Task- Forcë ka kryer prej afro një viti.
Nga hetimet ka rezultuar se këta dy të pandehur kishin dijeni për kontrabandën e naftës virgine, e cila në fakt deklarohej se ishte ekspertuar, në një kohë që anijet nga Porti i Vlorës niseshin bosh pa ngarkesë dhe sasitë e mëdha të naftës shiteshin në Shqipëri, në kundërshtim me ligjin pasi nafta virgine është produkt i ndaluar për tregun vendas.
Ditët e fundit, organi i akuzës ka marrë në cilësinë e të pandehurit dy zyrtarë të antikontrabandës detare.
Hetimet për kontrabandën e naftës virgine, nisën kryesisht nga Njësia e Specializuar Task Force, pas denoncimit që bëri deputeti Dritan Prifti. Pas tetë muajsh hetime u bë dhe goditja e parë, ku në pranga përfunduan plot 11 persona, mes tyre biznesmeni i “Euroil” sha, Hajzi Elezaj, Ilias Fisheku, administrator i “Fisheku” sha, disa shoferë të kësaj kompanie, punonjës të tatimeve dhe doganave.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)