Vizat, Malmstrom: Hapja e dialogut me Kosovën, i mundshëm
BRUKSEL- Komisionerja europiane Cecilia Malmstrom paralajmëroi dje mundësinë e hapjes së shpejtë të dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi vlerëson pozitivisht arritjet në ripranimin dhe riatdhesimin e qytetarëve nga shtetet e BE-së. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshma Gazeta Shqiptare.
Komisionerja për Punët e Brendshme në bllokun e 27 vendeve europiane ka ndërmarrë këtë hap pasi një ekip i ekspertëve të Komisionit Europian qëndroi në Kosovë, në mesin e shtatorit.
Malmstrom, në një letër dërguar Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi më 30 shtator, ka thënë se zbatimi i mëtejshëm i reformave mundet t'i hapë rrugë përfundimisht liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
"Shërbimet e komisionit do të verifikojnë nëse garancitë e marra janë të mjaftueshme, me një pikëpamje për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave në muajt e ardhshëm", ka bërë të ditur ajo.
Ministri Rexhepi thotë se shpreson që dialogu do të fillojë brenda këtij viti. Ai është i detyruar t'i raportojë komisioneres europiane edhe një herë deri më 1 dhjetor.
(m.a/BalkanWeb)