E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku nuk ndryshon qendrim rreth Kosovës

PRISHTINE- Ambasadori i Irakut në Beograd, Falah Abdulsada, ka thënë se vendi i tij nuk e ka ndryshuar qëndrimin dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

“Qëndrimi i Irakut është mirë i njohur dhe i shprehur zyrtarisht. Iraku deri më tani nuk e ka njohur Kosovën... Deri më tani nuk ka ndryshuar qëndrimi irakian”, ka thënë Abdulsada për agjencinë Beta.

Duke folur rreth çështjes së Kosovës, ai ka thënë se Iraku mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe mekanizmat ndërkombëtarë, si edhe dialogun, duke shtuar se të gjitha problemet duhet të zgjidhen me rrugë paqësore.
(m.a/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›